Rreth nesh

Historiku

alt

Ardit Group

E themeluar ne vitin 1994 me NIPT K04005074J, dhe Licence nr 1614/32 me objekt te veprimtarise ” Shfrytezim, grumbullim dhe perpunim lende drusore” me vendndodhje ne Fshatin Drithas, Njesia Libonik, Qarku Korçë dhe Administrator Z.Festim Lami. Aktiviteti i firmes ka ardhur vazhdimisht ne rritje duke bere edhe investime te vazhdueshme ne mbrojtje te natyres me mbjelljen e rreth 100.000 fidane plepa, duke ecur cdo vit me kete ritem synojme te arrijme ne 1.000.000 plepa. Pemet e mbjella vijne nga fidanishtja e ngritur nga ku prodhohen cdo vit rreth 50.000 fidane plepa.

Ne jemi te specializuar ne:

  • Prodhim paleta druri normale
  • Paleta druri te trajtuara termikisht
  • Pellet

Duke synuar krijimin e nje cikli te plote shfrytezimi, ne vitin 2014 u investua ne ngritjen e nje linje te re prodhimi Pelleti. Mbetjet e drurit qe vinin si pasoje e perpunimit teknologjik te tij, u futen ne kete linje prodhimi. Pervec kesaj lindi nevoja e mbledhjes se nje sasie akoma me te madhe mbetjesh druri si tallash ne te gjitha rajonin, dhe jo vetem, duke u shtrire keshtu edhe ne vendet fqinje si Greqia, Maqedonia, Bullgaria.

Ardit Group ka krijuar nje cikel te mbyllur prodhimi qe nga ngritja e Fidanishtes per prodhimin e fidaneve te Plepit, mbjellja e plepa-ve ne plantacione, shfrytezimi i plantacioneve, perpunimi dhe prodhimi i Paletave dhe Pellet-it te drurit.

Strategjia

  • Fokus ne projekte fitimprurese
  • Standartet me te larta ne prodhim
  • Futja e elementeve te tjere prodhimi brenda ciklit tone

Vlerat baze

  • Pune ne grup
  • Integritet
  • Performance
  • Respekt
  • Kualitet
  • Klienti ne focus

Misioni yne

Ne punojme fort me pergjegjesi te plote cdo dite, per te patur kliente te kenaqur, performance dhe mbi te gjitha kualitetin me te larte ne treg

Vizioni yne

Te jemi numri 1 ne Ballkan ne prodhimin e pelletit, dhe nje nga 10 brandet me te mire te pelletit ne Itali
.

Shtete ku operojme

ARDIT Group e ka zgjeruar aktivitetin e saj ne shtete si :

  • Greqi
  • Itali
  • Bullgari